Në Prishtinë po mbahet akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”

Në Prishtinë po mbahet akademia solemne “Faleminderit Shqipëri” për të përkujtuar 21 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999. Në këtë akademi po marrin pjesë autoritetet më të larta të të duja vendeve, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta dhe lider të partive politike dhe personalitete tjera. Akademi solemne organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës. Akademia po mbahet në qendrën “BogdaniPolis”, te Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …