Engel

Engel: Komandanti i NATO-s të jetë i kujdesshëm në mënyrën se si e komenton raportin e Aleancës më Serbinë

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të jetë i kujdesshëm në komentet e ardhshme rreth Serbisë, duke i tërhequr vëmendjen atij në shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij më Moskën. Engel, shpreh shqetësimin e tij rreth komenteve që admirali kishte bërë në një intervistë më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Beograd rreth bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Serbisë që “nuk e pasqyrojnë në mënyrën e duhur politiken e Shteteve të Bashkuara dhe bien ndesh me një raport të Departmentit të Mbrojtjes që është dërguar në Kongres më herët gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …