Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë mbi familjen Jashari nesër më 22 janar 2020 do të bëhen homazhe në Prekaz. “Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nesër, me datë 22.01.2020, duke filluar nga ora 10:00, do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari’, ka shkruar Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik
Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
