Zlatan Kërstiq dhe Destan Shabanaj, nuk ndihen fajtorë për vrasjen e shqiptarëve, në Nerodime gjatë luftës

Zlatan Kërstiq dhe Destan Shabanaj, nuk ndihen fajtorë për vrasjen e shqiptarëve, në Nerodime gjatë luftës

Një shqiptar dhe një serb, të dyshuar për krime lufte ndaj civilëve në Nerodime të Ferizajt, ditë më parë kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Zlatan Kërstiq dhe Destan Shabanaj, në seancën fillestare kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprat që akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Kërstiq akuzohet se me vetëdije ka marrë pjesë në sulmin kundër familjes Nuhaj nga fshati Nerodime e Epërme. Ndërsa, sipas Prokurorisë, i akuzuari tjetër, Shabanaj, ka urdhëruar që trupat e të vrarëve të varrosen në kundërshtim me rregullat e luftës, të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare. Zlatan Kërstiq dhe Destan Shabanaj u arrestuan vitin e kaluar. Ndërkaq, më 9 janar të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj tyre për krimet e luftës ndaj popullatës civile. Kërstiq akuzohet për vrasjen e Ismet Ramadanit, Osman, Brahim, Bajram e Agron Nuhajt dhe për pjesëmarrje në maltretimin e 15 anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje nga fshati Neordime, shkatërrimin e pasurisë dhe dëbimin nga vendbanimi i tyre. Ndërsa, Shabanaj, sipas aktakuzës, në cilësinë e inspektorit policor, ka urdhëruar që trupat e të vrarëve të varrosen në një gropë masive pa u respektuar ligjet e ritet fetare. Shabanaj megjithatë, në deklaratën e tij dhënë këtë të hënë para gjykatës, ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se kishte respektuar të gjitha ligjet.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …