Gjykata

Shaban Kaliqani, ka vazhduar dëshminë në rastin kundër të akuzuarit për krime lufte, Zoran Gjokiq

Shaban Kaliqani këtë të hënë, ka vazhduar dëshminë në rastin kundër të akuzuarit për krime lufte, Zoran Gjokiq. Ai  është i mbijetuari nga sulmi në lagjen Kristal të Pejës, që ndodhi më 29 mars të vitit 1999.  Gjatë dëshmisë së tij, Shaban Kaliqani tha se Gjokiqi është personi që ka vrarë dy civilë shqiptarë në këtë datë. Para trupit gjykues, dëshminë e tij e ka dhënë edhe Murat Xhemajli. Seanca e radhës në këtë rast, do të mbahet më 21 shkurt, ku pritet të dëshmojnë Bernadika Marku dhe Fatmir Shala. Zoran Gjokiqi u arrestua vitin e kaluar. Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale se gjatë muajve mars-prill 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, bashkë me një grup personash të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake, ka shkaktuar vuajtje, frikësim ndaj popullatës civile, vrasje, plaçkitje e urdhërim për zhvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami kritikon ashpër LVV-në: Arsyetime banale që po e mbajnë Kosovën pa institucione

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika të forta …