Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Është brengosëse qysh Vetëvendosjes i duhet e gjithë kjo kohë dhe nuk pajtohet me LDK-në

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se janë të hapur për një marrëveshje të shpejt me Vetëvendosjen në mënyrë që të krijohet qeveria e re. Sipas Hotit, është shqetësuese qysh deri tash kjo parti nuk u pajtua me LDK-në. “Brengosëse pse Vetëvendosjes i duhet e gjithë kjo kohë dhe nuk pajtohet gjatë gjithë kësaj periudhe kur ka një partner kaq serioz dhe me përvojë. LDK-ja kurrë nuk ju ka ikur përgjegjësive dhe i ka bartur mbi supe kritikat prej më të shumtave”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …