Kadri Veseli

Kadri Veseli: Nëse Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë frikë dhe nuk marrin përgjegjësi, ne jemi të gatshëm

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar Vetëvendosjen dhe LDK-në të cilat tash e dy muaj pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, nuk po munden të dakordohen për koalicion qeverisës. Në një takim me të rinjtë e partisë, në shënimin 20-vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës, Veseli LVV-në e LDK-në i quajti “frikacakë” që po i ikin marrjes së përgjegjësisë. “Nëse këta frikacakë ikin si strucat,  pa guxuar  të marrë përgjegjësi, shumë shpejt do të ketë fushatë elektorale dhe shumë shpejt do të jetë PDK-ja në krye të vendit”, tha ndër të tjera Veseli. Duke iu drejtuar dy partive që po tentojnë të bëjnë qeverinë, ai tha se për të drejtuar shtetin, “duhet të marrësh përgjegjësi, duhet të kesh guxim, duhet të kesh vizion, duhet të kesh ndershmëri e moral t’i shërbesh vendit dhe shtetit tënd”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …