Kryetari i Kastriotit Takoi Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike  

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi takoi Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike. Kryetari Gashi kërkoi edhe një herë nga anëtarët e bordit që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre ligjor, dhe t’i bëjnë trysni menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës, që të marrë parasysh kërkesat e komunës së Kastriotit për të investuar në komunitet, konkretisht kërkesat për të investuar në mjedis, dhe infrastrukturë rrugore. Kryesuesi i bordit Enver Halimi dhe anëtarët u pajtuan që të zhvillojnë një takim me menaxhmentin e KEK-ut, për të diskutuar lidhur me kërkesat e komunës së Kastriotit. Në fund të takimit, kryetari Gashi i falënderoi kryesuesin dhe Anëtarët e Bordit të ZRRE-së për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar komunitetin dhe komunën e Kastriotit në të ardhmen

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …