MKRS-ja ndau rreth 470 mijë euro për shtatë federata sportive

Në vazhdën e memorandumeve të nënshkruara me federata të sportit të Kosovës, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkruan shtatë memorandume bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Federatave të: Karatesë, Skijimit, Mundjes, Çiklizmit, Notit, Kick-Box-it dhe Tenisit.

Federata e Karatesë subvencionohet me shumën prej 98 mijë euro, Skijimit 81 mijë euro, Mundjes 76 mijë euro, Çiklizmit 71 mijë euro, Notit 63 mijë euro, Kick-Box-it 61 mijë euro dhe Federatës së Tenisit i janë ndarë 49 mijë euro.

Siç kemi bërë të ditur, MKRS-ja nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit, që po nënshkruan me federatat e sportit të Kosovës, po ndihmon pavarësimin financiar të tyre, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë.

Ministri Shala përgëzoi federatat që nënshkruan memorandumet, duke shprehur përkushtimin e MKRS-së që të ndihmojë në vazhdimësi sportin, në ngritjen cilësore të tij.

Ministri Shala gjithashtu tha se tashmë pas ndërkombëtarizimit të këtyre federatave sfidë për to mbeten rezultatet dhe përfaqësimi sa më konkurrues në nivelin e garave qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, të cilat ndikojnë në përmirësimin e sportit por edhe të imazhit të Kosovës.

Ndërkaq, kryetarët e federatave përkatëse e falënderuan ministrin Shala për bashkëpunimin e suksesshëm, dhe për punën që po bën në fushën e sportit, me investimet e shumta në infrastrukturë dhe me memorandumet, me çka janë krijuar lehtësira për veprimtarinë e federatave dhe për avancimin cilësor të sportit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …