CoronaVirus

Krasniqi: Në Kosovë s’ka arsye për panik nga koronavirusi kinez

Eksperti i Shëndetësisë, Valbon Krasniqi ka thënë se në vendin tonë s’ka arsye për panik nga koronavirusi kinez. Ai ka shtuar më tutje se ekzistojnë disa lloje të korona viruseve që kryesisht janë transmetuar nga kafshët te njerëzit dhe se bota është përballur edhe më herët me viruse të familjeve të coronavirusëve që shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Infektologu Valbon Krasniqi ka theksuar se Kosova është përballur edhe me viruse shumë të rrezikshme siç është ai i njohuri me emrin “Gripi i Derrit” dhe vendi ynë edhe tash është përgatitur dhe nuk ka vend për panik. Deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar e as të dyshuar me këtë virus.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …