Rryma

Si shkak i erërave të fuqishme që kanë mbretëruar në Kosovë mbi 100 mijë qyetarë kanë mbetur pa energji elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike ka njoftuar se si pasojë e erërave të fuqishme që kanë mbretëruar në vendin tonë, kryesisht në orët e pasdites, janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës. Për pasojë, siç bën të ditur kjo kompani, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …