Fondacioni Besa është duke hartuar një plan për arsimimin e të rinjve në Kosovë sipas sistemit bavarez

Fondacioni Besa është duke hartuar një plan për arsimimin e të rinjve në Kosovë sipas sistemit bavarez

Të martën, një ditë pas formimit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, Fondacioni Besa ka njoftuar se ekspertët e këtij fondacioni, kanë punuar në hartimin e një plani për arsimimin e të rinjve në Kosovë. Ky plan është bazuar në arsimimin që zhvillohet në rajonin gjerman me ekonominë më të zhvilluar, Bavarinë. Duke e uruar kryeministrin Kurti për detyrën e re, udhëheqësit e Besës, thonë se një bashkëpunim i sinqertë e i vyeshëm me diasporën, do të rezultonte me një zhvillim ekonomik të përshpejtuar në Kosovë. Fondacioni Besa përkatësisht ekspertet në lëmin e sistemit dual shkollor, kanë përgatitur projekt propozimin për ndryshimin e sistemit arsimor kosovar, bazuar në sistemin dual bavarez.

Kontrolloni gjithashtu

3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj – Rama lavdëron bashkëpunimin Kosovë–Shqipëri në pikën doganore Morinë–Vërmicë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar lart bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në pikën …