Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka uruar Albin Kurtin për detyrën e re dhe e ka ftuar në takim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka uruar sot Albin Kurtin. Ajo përveç urimit, ka thënë se do të ishte e lumtur që se shpejti ta takojë në Berlin. Pas komunikatës së lëshuar nga Qeveria Gjermane, nuk ka vonuar shumë zyrtarizimi i ftesës. Christian Heldt,  personalisht i ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë Heldt nuk ka ndarë ndonjë detaj lidhur me datën e mundshme të takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj para delegacionit të NATO-s me mesazh të qartë: Kosova e ka vendin në NATO dhe në BE!

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kërkuar mbështetjen e përfaqësuesve të Komisionit Politik të Asamblesë …