Rexhep Hoti

Shpenzime marramendëse të koordinatorëve të Qeverisë Haradinaj, të cilët sot i shkarkoi, Albin Kurti

Drekat e koordinatorit, Rexhep Hotit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mesatarisht nga 1. 400 euro për  secilin muaj, prej kur është emëruar koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport. Për shpenzime në tryezë të bëra gjatë 16 muajsh, atij i janë përshkruar 22,170.20 euro. Ai me katër të punësuar në zyre, për këtë periudhë i ka kushtuar buxhetit të shtetit 66,177.55 euro, pa llogaritur këtu edhe pagat. Shpenzime kanë bërë edhe katër koordinatorët tjerë nacionalë: Besnik Tahiri, Mendim Rugova, Avdulla Hasani dhe Fatos Makolli. Por, jo në nivelin e Hotit. E dhëna ndodhet në një pasqyrë shpenzimesh që Zyra e Kryeministrit e ka vënë në dispozicion, pas një kërkese për qasje në dokumente publike, adresuar nga “Koha Ditore”. Hoti kishte marrë këtë pozitë në maj të vitit 2018. Prej atëherë e deri në shtatorin e 2019-s, shpenzimet e tij dhe të katër anëtarëve që i kishte në kabinet, kanë mbërritur në 66,177.55 euro. Në to nuk janë përfshirë edhe pagat dhe as shpenzimet e telefonit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …