Autoritetet e Italisë dhe Shqipërisë po i bashkojnë përpjekjet për parandalimin e një fluksi refugjatësh

Autoritetet e Italisë dhe Shqipërisë po i bashkojnë përpjekjet për parandalimin e një fluksi refugjatësh

Para takimit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian në Bruksel, ministri i Brendshëm i Italisë, Angjelino Alfano ka deklaruar se autoritetet italiane dhe shqiptare po i bashkojnë përpjekjet për përgatitjen dhe parandalimin e një fluksi refugjatësh sirianë, afganë dhe irakianë, përmes rrugës së Adriatikut, nga Shqipëria në Itali. Ministri Alfano ka deklaruar se për këtë qëllim do të vizitojë Shqipërinë, pas disa ditësh. “Puna që kemi bërë ditët e fundit me Turqinë shërben pikërisht për të evituar opsionin e rrugës së Adriatikut. Presidenti i Italisë është në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë dhe unë me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë.” “Ministri i Brendshëm i Shqipërisë vizitoi Romën javën e shkuar dhe unë do të vizitoj Shqipërinë brenda disa ditësh, në mënyrë që të bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar fluksin e refugjatëve nga Shqipëria drejt Italisë, tha ministër i Brendshëm i Italisë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …