Brickos

Kryetari Latifi priti në takim Samil Pireci, koordinator i rajonit të Prizrenit, me ç’rast nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Projektit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë-SEEK”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me koordinatorin për Efiçiencë të Energjisë Elektrike në komunën e Rahovecit, Shpejtim Mustafa, pritën në takim Samil Pireci, koordinator i rajonit të Prizrenit, me ç’rast nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Projektit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë-SEEK” dhe Komunës së Rahovecit. Projekti ka për qëllim të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit duke ndarë subvencione dhe stimuj të tjerë ekonomik për njësitë e banimit që të investojnë në masa të Efiçiencës së Energjisë dhe në Burime të Ripërtërishme të Energjisë, nëpërmjet pakos ndërhyrëse Renovimet për Efiçiencë në Njësitë e Banimit. Kategoritë që do të përfshihen në këtë Memorandum janë:

– Familjet me të ardhura të vogla

– Personat me aftësi të kufizuara

– Familjet me kryefamiljare femra dhe

– Pakicat

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …