Richard Grenell

Grenell e quan lajm të rremë artikullin ku shkruante se SHBA-të janë të hapura për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi

I dërguari special i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një lajmi në të cilin thuhej se ShBA-të, ende janë të hapura për shkëmbim të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Richard Grenell këtë mëngjes, një raportim të tillë e quajti ”lajm të rremë”, ku i referohet Euobserverit, i cili të martën publikoi artikullin. Në këtë artikull Euobserver shkruante se “ShBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje”. “Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni telefonuar apo shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka shkruar Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …