Selim Pacolli: 70 vite më parë lindi heroi i kombit, njeriu guximtar dhe atdhetar, Hamëz Shaban Jashar

Selim Pacolli: 70 vite më parë lindi heroi i kombit, guximtari e atdhetar, Hamëz Shaban Jashari

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli e ka kujtuar sot heroin e Kosovës Hamëz Jashari në 70 vjetorin e lindjes se tij. Pacolli ka cituar thëniet e tij të cilat e nxjerrin në pah vendosmerinë dhe guximin e Hamzës dhe familjes Jashari për të luftuar për lirinë e Kosovës. “Vetëm i çmenduri mund të niset drejt tokës së Kosovës kur e di se kjo hapësirë është dhe ka qenë gjithmonë tokë etnike shqiptare”, kështu kishte tronditur serbët me një deklaratë Hamëz Jashari, gjatë një interviste dhënë për një televizion serb në vitin 1998. Kolosët si Hamëza lindin rrallë. Megjithatë, ata dalin në sipërfaqe në kohë dhe në rrethana të caktuara. Pra, si sot 70-të vite më parë lindi heroi i kombit, njeriu guximtar, atdhetar, Hamëz Shaban Jashari. Hamëza i tejkalon përmasat e heroit kombëtar, meqë vepra dhe akti vetëflijues me tërë familjen, janë ngjarje unike dhe të veçanta në tërë historinë e qytetërimit njerëzor. Sot, në ditëlindjen e Hamëzës, me respekt të thellë dhe krenari, kujtoj çdo vepër të tij, duke u zotuar se rruga e tij dhe Jasharajve, është amanet për neve, për vepra të mira, në rrugën e zbatimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë. Lavdi e përjetshme, Hamëz Shaban Jashari!”. ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …