Brickos

Albin Kurti akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Albin Kurti: Pas 10 viteve në Prishtinë do të valojë flamuri i BE-së. Nëse ndodh do të mirëpritet edhe bashkimi me Shqipërinë

Në një intervistë për Dojçe Vele, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  iu ka përgjigjur shumë pyetjeve, në mënyrë diplomatike, duke zhveshur qëndrimet e Vetëvendosjes dhe duke i relativizuar skajshëm të gjitha parimet e kërkesat, njësoj si të gjitha partitë e tjera politike të Kosovës. Në pyetjen: Nëse Kosova hyn në BE në vitin 2030 – cili flamur do të valojë mbi ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë, Kurti është përgjigjur se pas 10 vitesh në kryeqytetin e Kosovës do ta shohim flamurin europian – dhe çka është më e rëndësishme: do të shohim njerëz që kanë punë, mirëqenie dhe do të udhëtojnë të lirë në kontinent.

Ndërsa në pyetjen lidhur me idenë e bashkimit  të Kosovës dhe viseve të tjera me Shqipërinë, Albin Kurti ka deklaruar: Duke  i lënë  njerëzit të zgjedhin është diçka tjetër se sa të sillesh si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, të cilët qëndronin mbi hartat e tyre. Gjithçka “do të duhej të ndodhte” në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente. Nëse ndodh kështu atëherë gjithçka do të jetë  në rregull, ka thënë kryeministri Kurti, duke lënë krejt  prapa të kaluarën, sidomos idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, pika më e fortë e programit, e cila i ka joshur militantët e idealit të bashkimit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …