75 vjet nga rënia heroike e komandantit të forcave çlirimtare të Drenicës, Shaban Palluzha

75 vjet nga rënia heroike e komandantit të forcave çlirimtare të Drenicës, Shaban Palluzha

Më 21 shkurt të vitit 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike, që kishin rrethuar rajonin e Drenicës, në fshatin Tërstenik, ka rënë heroikisht duke luftuar ballë për ballë forcave serbe, komandanti popullor Shaban Polluzha, njëri ndër luftëtarët më të njohur shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shaban Polluzha ishte njëri ndër komandantët  më të shquar gjatë viteve 1941- 1945, kur trojet shqiptare ishin bashkuar në një Shqipëri Etnike, por për shkak të ndasive dhe sulmeve nga forcat partizane jugosllave, nga ato bullgare e greke, nuk u arrit  ruajtja e tërësisë territoriale. Shabani me luftëtarët e tij ka marrë pjesë në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë Etnike edhe në Sanxhak, së bashku me Aqif Blytën e luftëtarë të tjerë ku kanë luftuar kundër forcave partizane çetnike, që  ishin përpjekur të shfarosnin popullatën jo serbe të asaj krahine  Kryetrimit të Drenicës dhe të Kosovës së asaj kohe iu kishin bashkuar luftëtarë të njohur të Kosovës si kapiteni Mehmet Gradica, luftëtarët e NDSH-së dhe tërë popullata liridashëse e Drenicës e më gjerë. Lufta heroike e Shaban Palluzhës kishte frymëzuar brezat çlirimtarë jo vetëm në Drenicë por në mbarë Kosovën dhe në trojet e pushtuara shqiptare nga ish-RSFJ.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …