Ziadin Sela: Nuk është për t'i besuar Ali Ahmetit. Qeverisja bashkë me BDI-në nuk do të thotë demokraci”

Ziadin Sela: BDI e ka shfrytëzuar sakrificën dhe mundin e ushtarëve të UÇK-së, të cilët sot jetojnë në varfëri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka vijuar takimet me qytetarët e Tetovës duke bashkëbiseduar për aktualitetet politike por edhe për ofertën zgjedhore të Aleancës për zgjedhjet e 12 Prillit. Ai ka folur edhe për statusin e pazgjidhur të ish ushtareve të UÇK-së të cilët sipas tij janë kontribuuesit më të mëdhenj të Marrëveshjes së Ohrit, ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut ne NATO. Ai shtoi se udhëheqja e BDI dhe shumë funksionarë e kanë shfrytëzuar sakrificën dhe mundin e tyre, duke u pasuruar pa fund, dhe duke i lënë ushtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre të varfra, të cilët për çdo ditë migrojnë në perëndim. Sipas tij, kjo kategori e popullatës meriton trajtim special.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …