OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së bëri të ditur se mbi 2.100 persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensioneve si veteranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se mbi 2.100 persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensioneve si veteranë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së, duhet të pastrohet dhe një proces i tillë tashmë ka nisur, pasi që nga kjo listë, në bazë të dhënave të kësaj organizate, mbi dy mijë persona janë larguar. Largimi dhe pastrimi i listës po bëhet në heshtje, me qëllim që mos të ngjallen reagime e protesta. Madje ai thotë se Gjykata e Pejës ka dënuar mbi 40 persona, pasi janë vërtetuar se në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë pensionet. “Në bazë të asaj që është marrë në terren, është reale, ne e dimë se janë mbi 2100 veta, ne e dimë këtë shifër. Por mua derisa më thotë drejtori se nuk janë larguar, tash a duan ta mbajnë sekretin e vetë për arsye se nuk duan të bëjnë dridhje në opinion dhe mos të dalin veteranët në rrugë. Është reale që asnjë veteran nuk ka bërë ankesë, unë e di që janë larguar, është rasti në Pejë ku kanë kthyer dhe mjete, janë dënuar duke i kthyer mjetet. Janë mbi 40 persona në Pejë që janë dënuar, nën hetime janë mbi 7 mijë, edhe mbi 40 janë larguar dhe janë dënuar me kusht mbi 6 muaj deri 1 vit. Edhe kanë me i kthyer pagat që i kanë marrë. Kjo është reale nuk mund ta mohojë as Hysni Gucati dhe as institucionet e vendit. Ai thekson se vetëm nga territori i Shqipërisë, nga lista e përfituesve të pensionit për veteran janë larguar 400 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …