Bugajski

Shqipëria dhe vendet me popullsi myslimane janë kthyer në viktima të paragjykimit të manipuluar nga politika, thotë Januz Bugajski

Analisti i njohur amerikan, Janus Bugajski ka deklaruar se islamofobia është thellësisht e rrënjosur në Bashkimin Evropian dhe mund t’ia ketë kaluar edhe antisemitizmit si forma mbizotëruese e racizmit në shekullin XXI. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit me popullsi myslimane janë kthyer në viktima të këtij paragjykimi të manipuluar nga politika. Fobitë antinjerëzore mund të vënë në lëvizje mekanizma mbrojtëse siç janë ostrakizmi, përjashtimi shoqëror, diskriminimi dhe përjashtimi individual, dhe të cilët në disa raste përfundojnë në dhunë të hapur ndaj grupit të shënjestruar. Një frikë e tillë ushqehet nga injoranca, idetë thjeshtëzuese dhe mendimi kolektivist që të gjithë njerëzit e bardhë ose të gjithë të krishterët kanë të njëjtat karakteristika, ashtu edhe si të gjithë jo të bardhët apo muslimanët. Radikalët e majtë dhe të djathtë e kanë stimuluar frikën kolektive që të dëbojnë ose eliminojnë kombe të tëra. Hitleri dhe Stalini kanë qenë praktikuesit kryesorë të politikës së fobisë në shekullin e 20-të, dhe Millosheviçi zbatoi metodat e tyre për të shënjestruar myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët e Kosovës. Në kohët e tashme, sistemi arsimor publik në shtetet e BE-së nuk ka arritur të kundërshtojë vijimin e mentalitetit racist primitiv, i cili nuk merr parasysh individualitetin (e personit) dhe identitetet e tjera që i kapërcejnë ndasitë, ka shkruar mes tjerash Janus Bugajski por këtyre argumentet reale, nga frika nuk iu besojnë politikanët shqiptarë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …