OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së bëri të ditur se mbi 2.100 persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensioneve si veteranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se mbi 2.100 persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensioneve si veteranë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së, duhet të pastrohet dhe një proces i tillë tashmë ka nisur, pasi që nga kjo listë, në bazë të dhënave të kësaj organizate, mbi dy mijë persona janë larguar. Largimi dhe pastrimi i listës po bëhet në heshtje, me qëllim që mos të ngjallen reagime e protesta. Madje ai thotë se Gjykata e Pejës ka dënuar mbi 40 persona, pasi janë vërtetuar se në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë pensionet. “Në bazë të asaj që është marrë në terren, është reale, ne e dimë se janë mbi 2100 veta, ne e dimë këtë shifër. Por mua derisa më thotë drejtori se nuk janë larguar, tash a duan ta mbajnë sekretin e vetë për arsye se nuk duan të bëjnë dridhje në opinion dhe mos të dalin veteranët në rrugë. Është reale që asnjë veteran nuk ka bërë ankesë, unë e di që janë larguar, është rasti në Pejë ku kanë kthyer dhe mjete, janë dënuar duke i kthyer mjetet. Janë mbi 40 persona në Pejë që janë dënuar, nën hetime janë mbi 7 mijë, edhe mbi 40 janë larguar dhe janë dënuar me kusht mbi 6 muaj deri 1 vit. Edhe kanë me i kthyer pagat që i kanë marrë. Kjo është reale nuk mund ta mohojë as Hysni Gucati dhe as institucionet e vendit. Ai thekson se vetëm nga territori i Shqipërisë, nga lista e përfituesve të pensionit për veteran janë larguar 400 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Kushtet për anëtarësimin e Kosovës në KE, duhet të lidhen vetëm me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë për Radion Evropa e Lirë se kushtet …