Ministri Abdixhiku priti në takim ambasadoren e Kroacisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić.

Në takim njoftues, ministri Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit.

Ambasadorja Barišić, krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Rahoveci në Gjermani

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve nga …