Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Institucionet shëndetësore në Kosovë deklarohen të gatshme që të përballen me shfaqjen e koronavirusit

Institucionet shëndetësore në Kosovë janë deklaruar të gatshme që të përballen me shfaqjen e koronavirusit. Derisa të hënën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është ekzaminuar rasti i katërt i dyshuar me koronavirus, i cili ka rezultuar negativ. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se janë në koordinim që të gjithë akterët dhe janë të përgatitur në çdo aspekt që në rast se paraqitet një rast me koronavirus në Kosovë të merren të gjitha masat e nevojshme. Sipas tij, mundësia që edhe në Kosovë të paraqiten raste të këtij virusi është evidente, porse ai ka theksuar se nuk ka nevojë për alarmim. Për mënyrën e kontrollimeve në hyrje-daljet e Kosovës ka folur drejtori i Zyrës për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai ka thënë se Policia e Kosovës është e obliguar që në të gjitha hyrje-daljet në Kosovë udhëtarët t’i pyet se nga cili vend vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …