Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar i prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian,  Stephanie Eble, Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang,  Shushanik Hakobyan,  Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi. Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se në mes të temave të shumta, ky delegacion e ka përgëzuar kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror. Tutje në njoftim thuhet se delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …