MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Bajrami: Mësimi tërëditor nuk pritet të fillojë as vitin e ardhshëm pasi në shkollat tona nuk ka kushte për këtë proces

Mësimi tërëditor nuk pritet të nisë as vitin e ardhshëm shkollor 2020-2021. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se aktualisht në shkollat e Kosovës nuk ka kushte për këtë proces. Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kishte paralajmëruar fillimin e mësimit tërëditor për dy vjetët e kaluar, por që implementimi i tij kishte dështuar në mungesë të krijimit të kushteve në shkolla. Sipas ministres, mësimi tërëditor do të jetë pjesë e strategjisë afatgjate në arsim. Por problemi sipas saj, është edhe fakti se në qendrat urbane shumica e shkollave janë të stërngarkuara me nxënës dhe punojnë me dy ndërresa derisa në zonat rurale shkollat janë duke u zbrazur si pasojë e lëvizjes së banorëve në qendra urbane, si dhe ikjes jashtë shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …