Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti pret në takim një ekip të kontraktorëve të USAID-it, të udhëhequr nga Christopher Thompson

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti pret në takim një ekip të USAID-it, të udhëhequr nga Christopher Thompson

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim një ekip të kontraktorëve të USAID-it, të udhëhequr nga Christopher Thompson përfaqësues i Checchi and Company Consulting. Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar ekipin e kontraktorëve të USAID-it për zhvillimet  në sistemin financiar në përgjithësi dhe atë bankar në veçanti, si dhe për sukseset dhe sfidat e këtij sektori. Guvernatori Mehmeti ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme që USAID-i amerikan ka dhënë për BQK-në në shumë projekte të realizuara, të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e sistemit financiar. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë që i ofron arbitrazhi në zgjidhjen e kontesteve ligjore,  të cilat do të ndihmonin në zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit financiar. Nga ana tjetër, përfaqësues i Checchi and Company Consulting Thompson shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e realizuar me BQK-në dhe falënderoi Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e tij të vazhdueshëm që ky bashkëpunim të rritet edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …