OVL-UÇK

OVL-UÇK: Ata që drejtojnë plumbat kundër luftëtarëve të lirisë kanë vrarë vetë lirinë e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagoi ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së, Qerim Kelmendi. “Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së. Sipas tyre, kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria. Në lidhje më këtë vrasje makabre ka reaguar edhe dega e kësaj organizate në Deçan e cila dënon ashpër atentatin kundër bashkëluftetarit të tyre Qerim Kelmendi. “Ata që drejtojnë plumbat kundër luftëtarëve, i kanë drejtuar ato kundër vet lirisë, të cilën e fituam me aq shumë mund e sakrificë. Qerim Kelmendi ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së. Vrasjen e tij makabre, e kemi përjetuar rëndë, andaj ndajmë dhembjen me familjarët, bashkëveprimtarët e bashkëluftetarët.Bëjmë thirrje te organet e rendit dhe drejtësisë, që sa më parë ta zbardhin rastin”, thuhet në reagim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …