Fatmir Limaj

Limaj në shënim të përvjetorit të Nismës: Për 20 ditë qeverisje Kurti i gjuajti në bërllog kauzat e rrejshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot qeverinë e Kosovës, e drejton një parti opozitare, e cila ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme. Kreu i Nismës në shënimin e 6 vjetorit të partisë që drejton ka thënë se vetëm 20 ditë pas ardhjes në pushtet Kurti harroi të gjitha kauzat. Ka thënë se ai ka ardhur në pushtet përmes mashtrimit, shpifjeve, kauzave të rrejshme. “E patë dje çka ndodhi, As takes as reciprocitet. Dallimi i Albinit me kryeministrin është i madh. Ai është një mashtrues”, ka thënë Limaj. Më tutje, Limaj ka ftuar partitë opozitare të bashkëpunojnë e të koordinohen për një opozite aktive e me argumente. Por, ka thënë se Nisma nuk bën opozite me kalkulime dhe se kjo parti nuk i bën opozitë shtetit të Kosovës. Ish zv-kryeministri i Kosovës ka thënë se koha ka dëshmuar se vendimi për të pasur një subjekt socialdemokrat në skenën politike ka qenë i drejtë. “Është i qartë impakti që ka pas kjo forcë tash e 6 vite. Ne u ofruam për të dhënë ide e vizion politik dhe për të prodhuar ide politike që do t’i shërbenin vendit. Nisma për këto 6 vite pavarësisht fuqisë se saj politike ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm në proceset politike të vendit. Sot kur jemi në këtu Nisma ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për të ndale shumë të këqija për t’i dhënë mundësi e shpresë gjerave të mira për vendin”, ka theksuar Limaj. “Kjo frymë politike e konstruktive na ka përcjell që nga themelimi edhe kur kemi qenë pozitë e opzoitë. Kjo frymë në shërbim të vendit na ka udhëhequr për këto gjashtë vite. Ne kemi vënë interesin nacioanl para atij shtetëror. Platforma jonë ka qenë në vazhdimësi e kujdesshme duke qenë të fortë në qëndrime e të pa zhurmshëm”, ka shtuar Limaj. Limaj ka thënë se ka ardhur koha që Nisma të avancon organizimin e strukturimin e vet. “Ka ardhur koha një riorganizim të fuqishëm të këtij subjekti. Në shërbim të kërkesave të kohës. Ka ardhur koha ta freskojmë e riorganizojmë subjektin tonë politikë. Kjo është ajo që e presin votuesit tanë”, ka thënë ai. “Është mision i ynë kombëtar të mos bëhemi pjesë të kampanjave që nuk i shërbejnë Kosovës. Apeli im për krejt bashkëluftëtaret e mi është të shmangen përplasjeve që nuk i shërbejnë vendit. Qytetarët na kanë dhënë statusin opozitarë dhe ne respektojmë vullnetin e qytetarëve. Misioni ynë është të punojmë fuqishëm të angazhohemi në cdo vend ku punojmë e jetojmë me i shërbyer vendit tonë. Me qëndruar fort e me zbërthyer çdo të keqe qe i vjen vendit. Me bërë opozitë ashtu siç na ka hije me argument. Sot Nisma ka nevoje për njerëz të cilët janë të gatshëm me luajt këtë mision. Na presin punë të mëdha. S’ka punë më të madhe se sa me i parandaluar gabimet e të këqijat që mund t’i sjellin vendit ata që po e drejtojnë”, ka përfunduar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …