O’Brien: Administrata e Presidentit Trump e gatshme të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë të arrijnë marrëveshje

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari Hashim Thaçi është takuar me Robert O’Brien, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pas takimit të zhvilluar, këshilltari Robert O’Brien ka shkruar se administrata e Presidentit Trump është e gatshme të ndihmojë palët që të arrijnë një marrëveshje nga e cila do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë. Presidenti Donalld Trump dhe administrata e tij janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje që është në dobi edhe të popullit në Serbi, edhe në Kosovë, ka shkruar Robert O’Brien, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …