OVL-UÇK

Këshilli Drejtues i OVL-UÇK-së i bënë thirrje organeve të drejtësisë që sa më parë të zbardhin vrasjet e veteranëve

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më parë të zbardhin vrasjet e veteranëve. Rasti i fundit është ai i Qerim Kelmendit, i vrarë ditë më parë në Pejë. Sipas OVL-së, bëhet fjalë për qindra vrasje. “Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash, diskutoi edhe rreth qindra vrasjeve të veteranëve që po ndodhin pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit. KD i OVL UÇK-së thekson se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë. KD i OVL UÇK-së, u bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …