Luftëtarja e lirisë, intelektualja, studiuesja e veprimtarja e ndjerë, Fetnete Ramosaj dekorohet me medalje presidenciale nga kryetari Thaçi

Luftëtarja e lirisë, intelektualja dhe studiuesja e ndjerë, Fetnete Ramosaj dekorohet me medalje presidenciale nga kryetari Thaçi

Luftëtarja e lirisë, intelektualja, studiuesja e veprimtarja e ndjerë Fetnete Ramosaj është dekoruar më medaje presidenciale nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në shënim të ditëve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për informim Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për Radion Kosova e Lirë dhe  Agjencinë KosovaPress, Ka qenë  autore e shumë jetëshkrimeve për dëshmorët në monografinë, “Feniksët e lirisë, dhe bashkëpunëtore e Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së”. Është autore e disa fejtoneve e dhjetëra shkrimeve publicistike, të botuar në shtypin legal e ilegal të kohës që nga viti 1991. Ajo është ndarë nga jeta me 5 prill të vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …