OVL-UÇK në Ferizaj më 6 mars 2020 organizon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së

OVL-UÇK në Ferizaj më 6 mars 2020 organizon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj bënë ftesë për homazhe. 5, 6 dhe 7 marsi janë ditët e krenarisë dhe lavdisë kombëtare. “Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në nder të Epopesë së UÇK-së, ftoheni nesër, e premte: – 06.03.2020 ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. 5, 6 e 7 Marsi janë ditët e lavdisë e krenarisë, janë ditët e sakrificës, shpresës dhe mbijetesës mbarë kombëtare, janë ditët që i dhanë dhe i japin jetë të ardhmës sonë! Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari Lavdi dëshmorëve të kombit dhe gjithë martirëve të lirisë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …