Kryeministri Kurti: “Rënia heroike e Jasharajve është një pikë kthese në historinë e Kosovës

Në seancën solemne të kuvendit të Kosovës për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeminstri Kurti tha se tre breza të një familje të madhe u flijuan për të ardhmen tonë. “Sot është datë e shënuar për historinë e vendit tonë, ku 22 vite më parë forcat serbe kishin rrethuar shtëpinë e Jasharajve. Tre breza të një familje të madhe u flijuan për të ardhmen tonë. Ata luftuan dhe u sakrifikuan sepse e deshën lirinë më shumë se veten”. “59 dëshmorë ranë për lirinë e atdheut. Në vitin 1991 ata marrin pjesë në stërvitjet e paraushtarake në republikën e Shqipërisë. Rezistenca e tyre i brengos  ushtarët serbë”. “Jasharajt janë bërthama e ushtrisë tonë. Ata morën vendim qe asnjëherë të mos dorëzohen dhe asnjëherë mos ta lëshojnë Kosovën dhe ky ka qenë vendimi më i rëndësishëm edhe për ne edhe për ta”, tha Kurti.  Jasharajt janë UÇK-ja para UCK-së. Ai tha se rënia e Jasharajve është një pikë kthese në historinë e Kosovës. “Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së sepse për 7 vjet asnjëherë nuk e braktisi idealin për lirinë dhe gjithmonë qëndroj me popullin. Jasharajt janë UÇK-ja para UÇK-së”. “Rënia heroike e Jasharajve është  një pikë kthese në historinë e Kosovës dhe shpërfaqi fytyrën e popullit serb si asnjëherë më parë, prandaj çdo vit ne bëhemi bashkë për të nderuar. Duke ju falënderuar atyre ne sot kemi shtet, por ndoshta nuk e kemi ashtu siç dëshiruan ata”, përfundoi  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …