Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt. Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Adem Jashari dhe familja Jashari bën atë që të tjerët kudo në botë nuk e kishin bërë, sakrificën më sublime për bashkimin kombëtar. “Po shënojmë ditët e ‘Epopesë së UÇK’-së, ditët kur Adem Jashari, familja Jashari bën atë që të tjerët kudo në botë nuk e kishin bërë, sakrificën më sublime për bashkimin kombëtar”. “Lufta e familjes Jashari është nderi dhe krenaria e kombit. Lavdi dëshmorëve. Zoti e bekoftë familjen Jashari”, ka shtuar Thaçi, i cili në Prekaz ka shkuar i veshur me uniformën e ushtrisë së Kosovës. Thaçi gjatë homazheve në Prekaz ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

 

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …