Lahi Brahimaj: Qerimi “Dema” do të pushoj i qetë mes shokëve të idealit

Në ditën e varrimit të bashkëluftëtarit Qerim Kelmendi, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Lahi Brahimaj në llogarinë e tij ka shkruar: “varrezat e dëshmorëve në Gllogjan i dhamë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit dhe njërit prej themeluesve të UÇK-s Qerim Kelmendi i cili u vra pabesisht.
Qerimi “Dema” do të pushoj i qetë mes shokëve të idealit, heroizmi i tij do te jetoj bashkë me heroizmin e dëshmorëve që dikur nisën bashkë rrugën e lirisë.
U bëj thirrje institucioneve të vendit që sa më parë të zbardhet ky krim dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar.
Na ke lënë të pikëlluar të gjithëve, do të kujtojmë gjithmonë Shoku ynë i pushkës.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …