Sot mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar dhe familjes Jashari

Sot mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar dhe familjes Jashari

Sot me aktivitete të ndryshme do të vazhdojë shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari. Fillimisht, në orën 09:00 liderët shtetërorë do të bëjnë homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, ku do të ketë vendosje kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari. Në orën 12:00 do të bëhen homazhe në të gjithë komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së. Në orën 17:00 mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …