leoni

MINISTRI ABDIXHIKU PRET NË TAKIM AMBASADORIN KOSNETT

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Në këtë takim njoftues, Abdixhiku e informoi ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet. Më tutje, ministri theksoi vendosmërinë e tij për ta bërë MIA-n, si një nga ministritë më të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës, një dikaster transparent për të gjithë. Ambasadori Kosnett, tha se mirëpret luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit, në realizimin e punëve të mira për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …