Kryeministri i vendit Albin Kurti, në seancën që i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se turpi nuk u përket atyre që u përdhunuan, por të gjithë neve tjerëve. “Turpi nuk u përket atyre që u përdhunuan por na përket të gjithë neve tjerëve, Zonja Krasniqi mirë se erdhe në shtëpinë tënde. 22 vjet kanë kaluar, unë dje mora pjesë në dy marshe publike për të drejtat e grave dhe bëmë homazhe në kompleksin memorial. Sot jemi këtu për të folur por një çështje që është e ndjeshme, 22 vjet kanë kaluar dhe plagët u luftës ende janë të hapura. Për frontin që na ka hapur plagë më tepër e që duam të kemi vëmendjen tuaj janë grat dhe burrat e përdhunuar që edhe sot vazhdojnë me plagë, ne nuk mundemi ta imagjinojmë tmerrin që kanë përjetuar por edhe vuajtjet që kanë kaluar pas luftës”, ka thënë Kurti.

Kryetari Thaçi: Qëndrimi i unifikuar mes opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështjet e interesit nacional

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur llogarinë e vet në “Twitter” të tregojë në për takimet që është duke zhvilluar me liderët institucionalë dhe politikë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, Thaçi ka falënderuar atë, duke thënë se qëndrimi i unifikuar mes opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështjet e interesit nacional. “Shkëmbim i frytshëm me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe liderin aktual të opozitës, Kadri Veseli. Qëndrimi i unifikuar mes opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështjet e interesit nacional. Faleminderit , Kadri Veseli”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”.Veseli në takim me Thaçin ka qenë i shoqëruar nga bashkëpartiaku Hajedin Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …