Klinika Infektive

Gjendja e të infektuarve me virusin KOVID-19 është e qëndrueshme

Duke folur për gjendjen shëndetësore të dy pacientëve të infektuar me virusin KOVID-19, infektologu, Valbon Krasniqi ka thënë se gjendja e tyre është stabile dhe nuk ka shenja të përkeqësimit. Ai ka shtuar më tutje se janë bërë edhe teste të disa personave tjerë të dyshuar por për rezultatet e testeve do bëhen të ditura sot gjatë ditës. Të përkujtojmë se evidentimi i dy rasteve në vendin tonë është bërë dje pasdite. Njoftohet se ditë më parë, 77 vjeçari ka ardhë nga Italia në Kosovë ndërsa rasti tjetër është i një 20 vjeçare italiane e cila gjithashtu ditë më parë ka ardhur nga vendi Italia në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …