Pesë deputetë socialistë iu kanë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, në luftën kundër koronavirusit

Pesë deputetë socialistë iu kanë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, në luftën kundër koronavirusit

Pesë deputetë të Partisë Socialiste iu kanë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, që të bashkohen në luftën kundër koronavirusit. Ata janë Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho, të cilët do të kenë detyrën e vështirë që të përballen me personat e infektuar nga virusi e të kujdesen për ta. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa u bëri thirrje mjekëve që të bashkohen me stafin mjekësor, shtoi se “sa më shpejt ta fitojmë betejën, aq më shpejt i rikthehemi normalitetit”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …