Ministrja Hajdari bisedon me odat ekonomike që veprojnë në Kosovë, me prodhuesit vendor dhe importuesit

Ministrja Hajdari bisedon me odat ekonomike që veprojnë në Kosovë, me prodhuesit vendor dhe importuesit

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka diskutuar sot me odat ekonomike vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, me prodhuesit vendor dhe importuesit, të cilët i takoi në sheshin e Prishtinës mëngjesin e sotëm. Siç njofton kumtesa, Hajdari ka dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje me zbatimin e masave të marra nga vendimet dhe udhëzimet e Qeverisë për mbrojtje dhe kujdes lidhur me pandeminë COVID-19, gjatë veprimtarisë së tyre ekonomike, duke iu ofruar mbështetje dhe komunikim të vazhdueshëm për të sqaruar të gjitha udhëzimet e dhëna për zbatimin e masave dhe urdhëresave përkatëse për veprimtaritë ekonomike, lidhur me gjendjen e tanishme -emergjencë e shëndetit publik. Ministrja premtoi koordinim të plotë në mes bizneseve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ua sqaruar edhe udhëzimet e ndërmarra nga MEPTINIS në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së bizneseve pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …