Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Sfidat e UÇK-së?!

Këto ditë në një portal informativ, lexova një titull: Sfidat e UÇK-së?! U habita kur e pash këtë gjysmë titulli, u habita, sa nuk e dija për cilin vit po flitej a shkruhej. Më vonë e pash se po mendohej për vitin 1998 e 1999. Atëherë kur vërtetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e populli shqiptar i Kosovës kishin shumë sfida dhe secila ishte më e rëndë se tjetra. Por, ato sfida i përkasin se kaluarës. Nuk i mohoj sfidat as në ditët tona, por ato në asnjë mënyrë nuk do të janë sfida të UÇK-së. Kushdo që mendon kështu, e cilido qoftë qëndrimi i sotshëm a i djeshëm për UCK-në e kanë gabim. Se nëse do të ketë sfida ato do të jenë të Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK-së), te Sistemit të Drejtësisë, të institucioneve shtetërore të Kosovës së Pavarur, Sovrane e Demokratike dhe e krerëve të këtyre institucioneve, ndonëse këta të fundit janë goxha të çakorduar dhe të çakorduar si është më keq?!

Sa interesant janë bashkëkombësit e mi. Pas njëzet viteve flasin për sfidat e UÇK-së?! Më pas, e pash se po mendohej për një sfidë të pjellë nga vetë shqiptarët, ata që i përfaqësojnë në institucionin përfaqësues, në Kuvendin e Kosovës?! Dhe tash: Nëse dikush e quan sfidë për UÇK-në, Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, ajo përsëri nuk është sfidë për UÇK-në, është sfidë për politikën institucionale në Kosovë, e sidomos për ata që luftën për t’u çliruar nuk do të bënin kurrë. Pasi këta të fundit gjithçka që kanë në jetë i kanë dhuratë nga të tjerët. Lirinë e kanë dhuratë nga UCK-ja dhe NATO-ja. Nga ata njerëzit me integritet, që një pjesë e tyre nuk janë më në mesin tonë! Ndërsa, nëse vendi ndodhet përsëri para ndonjë sfide të re, kam bindjen se përsëri do të jetë brumi tradicional i Lëvizjes Klandestine Kombëtare për Çlirim e Bashkim, qe do t’i përgjigjet çdo sfide të re që mund t’i vij vendit e kombit shqiptar. Brumi i sehirxhinjve nuk janë për sfida të reja ashtu siç nuk ishin as për ato që i kaluam.

Është vetëm një e vërtetë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në kohën e veprimit të saj, kishte sfida të brendshme dhe të jashtme që nga lindja e saj, më 30 dhjetor të vitit 1991, në Prekaz të Drenicës, aty ku kanë lindur të gjitha sfidat faqebardha që nga koha e sëpatës se Ahmet Delisë (1912/1913) e krejt deri të pushka e Adem Legjendarit. Bile mund të themi se shekulli XX ishte shekulli i Prekazit i filluar në vitin 1903 në Drenicë. Mbase, në sfidat e reja, në shekullin e ri, në mileniumin e tretë, do të del ndonjë Prekaz a Drenicë tjetër në Kosovë?! Dhe kjo do të ishte krejt normale. Normale, nëse normalisht mësohet historia?!

Po një gjë dihet. Drenica e Prekazi me drenicaset e prekaziotet aty janë dhe janë gjithherë gati! Sa herë që t’i thërras zëri i Atdheut dhe i mbrojtës se kombit dhe të shtetit! Ndonëse, në njëzet vitet e fundit nuk ishin vetvetja?! Mbase, këtyre viteve e kanë nxjerrë mësimin e duhur?!

Kosova po i pret njerëzit e virtytshëm, Ata që nuk i kanë kalkulatorë nëpër xhepa! Ata, udhëheqësit e virtytshëm, ende nuk i kemi parë n’virtytin e tyre! Në demokraci, vetëm zgjedhësit mund t’ua hapë atyre rrugën e qeverisjes së virtytshme. Sa janë të gatshëm zgjedhësit e vetëmashtruar? Është tjetër gjë! Në fund të fundit, vendi qeveriset nga brumi që e ka! Për momentin, brumë tjetër si po duket nuk kemi! Besoj që këtë po e shohim të gjithë! Veç atyre që vrapojnë pas vetëmashtrimit.

Me gjithat shpresa ka, pasi thonë: se kjo vdesë e fundit!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …