Hamdi Ibrahimi: Korrupsioni po na bëhet standard i jetës

Hamdi Ibrahimi: Korrupsioni po na bëhet standard i jetës

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, ka thënë se pavarësisht sesa ne po deklarohemi, për fatin tonë të keq, gati jemi në atë shkallë sa të themi se korrupsioni po na bëhet standard i jetës. Tingëllon kjo si shumë defetiste, por gjendja në të cilën jemi, dhe parametrat tregues që janë edhe nga shoqëria civile, edhe nga faktorët tjerë, tregojnë se korrupsioni në Republikën e Kosovës është prezent dhe akoma nuk jemi në stadin e duhur të luftimit të kësaj dukurie shkatërruese për vendin”, ka thënë ai. Sipas Ibrahimit, Kosovës i mungon një ligj i cili do t’ua krijonte mundësinë më të mirë, sidomos organit të ndjekjes, organit të akuzës, që të ketë një bazë ligjore për hulumtimin e pasurisë, edhe tek ata individë që nuk janë të ngarkuar me vepra penale. Krejt kjo vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik për të nxjerrë këtë ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …