Veseli

Kadri Veseli u bën thirrje institucioneve shtetërore që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën

Ish-kryetari i Kuvendit, njëherish kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen nga Dumnica e Besianës, anëtari i së cilës është viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Përmes një shkrimi Veseli ka thënë se u ka bërë thirrje edhe një herë institucioneve tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën. Ai thotë se ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë. Sipas tij me bashkimin dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …