Daut Haradinaj bën të ditur se nuk do të manifestimi për Epopenë e Dukagjinit për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19

Daut Haradinaj bën të ditur se nuk do të mbahet manifestimi “Epopeja e Dukagjinit” si shkak i gjendjes së krijuar nga COVID-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj përmes një shkrimi ka bërë të ditur se nuk do të mbahet manifestimi për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan për shkak të gjendjes së krijuar nga koroanavirusi. “Të nderuar bashkëqytetarë, duke parë gjendjen në të cilën po kalojmë për shkak të COVID-19, duhet të ju njoftojmë që nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan. Do i kujtojmë dhe nderojmë nga shtëpitë tona, me respekt e krenari. Gazmendit, Himës dhe Agronit, të rënëve të parë të kësaj beteje të lavdishme, nderime dhe Lavdi. Dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia që nuk harrohet kurrë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …