leoni

Komuna e Vitisë kujton sulmet ajrore të Natos kundër caqeve ushtarake e policore serbe

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me përfaqësues të KFOR-it kanë bërë homazhe në kompleksin Richard Holbrooke në Viti, për të përkujtuar 24 marsin e vitit 1999 kur edhe kanë filluar sulmet ajrore të NATO-së kundër caqeve ushtarake e policore serbe.

Kryetari Haliti pas vendosjes së luleve theksoj se sulmet ajrore të NATO-së dhe kontributi i shteteve mike të Kosovës sollën lirinë e këtij vendi dhe për atë ai shtoj se ne gjithmonë duhet të jemi falënderues miqve tanë ndërkombëtarë në veçanti ShBA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …