Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: ME KËTË BRUM KËTË BUKË DO TË KEMI

(Koalicionet qeverisëse shkak apo pasoje?)

   RA E S’RA Qeveria sot, LVV-ja, “shefi” i saj dhe “keshilltaret” e tij duhet te nxjerrin ca mesime dhe te mbajne pergjegjesi per menyren se si u administrua fitorja!

   LVV-ja do te duhej te kishte kerkuar dhe te kishte kembengulur per ndryshimin e sistemit zgjedhor… Sepse, sistemi zgjedhor eshte çelesi dhe eshte ai qe ne shkalle te madhe percakton dhe determinon rezultatin (produktin) e per pasoje edhe qeverisjen (koalicione te panatyrshme e te demshme per vendin)!

   Sistemin zgjedhor qe ka Republika e Kosoves  nuk e gjene kund ne bote, pos ne Bosnje e Hercegovine! Vetem qytetari i Kosoves eshte i “priveligjuar” t’i kete pese vota ne dore !! A thua pse? Sepse, duke patur kete sistem mundesit e manipulimit me votate e deputeteve te te njejtit subjekt jane te hapura dhe te medha! Kjo u jep dore “shefave” te partive (me strukturen e me komisioneret e partive qe kontrollojne) te “vendosin” kush do te jete e kush s’do te jete deputet!! Kjo edhe eshte arsyeja pse te gjitheve po u pelqen ky sistem zgjedhor, por s’do te duhej t’i pelqente LVV-se dhe atyre qe duan ndryshime!

   Ky sistem zgjedhor ne thelb eshte lehtesisht i korruptueshem! Prandaj, edhe deputetet qe “fitojne” jane “produkt” i vullnetit dhe “rahmetit” te “shefit”, te parase e ndikimeve tjera manipulative e jo “produkt” i vullnetit te popullit-votuesit! Nga te tille deputet nuk mund te presesh perfaqesim te interesave te popullit e te Republikes dhe as paraqitje, qendrime e perfaqesim te dinjitetshem! Ata jane deputet te “shefit”!!

   Ky sistem zgjedhor ne thelbin e tij eshte poshterues per kandidatet qe garojne, sepse kandidati per deputet nuk eshte ne gare me kandidatin e partise kundershtare, por me kandidatet e partise se tij! Shume poshteruese e denigruese!

   Defekt tjeter i madh i ketij sistemi zgjedhor eshte “produkti”, qeverisja! Me kete sistem zgjedhor kemi e do te kemi rezultate zgjedhore te partive, qe determinojne e imponojne koalicione te paqendrueshme e te demshme per Republiken e Kosoves!

   Prandaj, ne vend se te merremi me shkakun po merremi e do te merremi me pasojat deri sa te mos ndryshohet ky sistem zgjedhor…

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …